Në Gjykatën Themelore të Prishtinës përfundojnë praktikën njëvjeçare 85 juristë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës përfundojnë praktikën njëvjeçare 85 juristë

Prishtinë 22 shkurt 2022 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë përfunduar praktikën një vjeçare praktikantët e kësaj gjykate.

Në ceremoninë e organizuar, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama iu uroj praktikantëve suksese në vazhdim dhe i falënderoj për angazhimin, përkushtimin dhe ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe degëve të saj në Podujevë, Lipjan, Drenas e Graçanicë. Po ashtu u.d Administratori i gjykatës Shaban Gërxhaliu ka falënderuar praktikantët, duke iu dëshiruar suksese në karrierën e tyre profesionale.

Në fund të ceremonisë për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare, ju ndan çertifikata në shenjë mirënjohje për përfundimin me sukses të praktikës në këtë gjykatë.