Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Prishtinë 21 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve E.TH për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me nenin 422, paragrafi l pika 2.1 , 2.2 dhe 2.3 të KPK-së dhe të akuzuarit N.SH për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, në kundërshtim me nenin 422, paragrafi l pika 2.1 , 2.2 dhe 2.3 të KPK-së, Falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.l dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria nga neni 406 paragrafi l dhe 4 lidhur me nenin 31 të KPRK – së.

Gjykata Themelore në Prishtinë konform nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1 pika 3 të KPPRK në mungesë të provave i liron të akuzuarit E.TH dhe N.SH nga akuza.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.