Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë kundër gjashtë të pandehurve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar  masën e sigurisë kundër gjashtë të pandehurve

Prishtinë 21 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.M për shkak të veprës penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve E.I, B.M, E.TH, F.A dhe G.T për shkak të veprës penale, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 356 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit F.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji,  në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2  pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa për të pandehurit E.I, B.M, E.TH, F.A dhe G.T është refuzuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e paraburgimit dhe kundër tyre ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,përmes kësaj gjykate.