Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë në çështjen penale ndaj të pandehurve N.N dhe G.SH

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë në çështjen penale ndaj të pandehurve N.N dhe G.SH

Prishtinë 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.N dhe G.SH, për shkak të veprës penale secili veç e veç Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtës së seancës dëgjimore mori aktvendim dhe kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i Përgjithshëm për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.N dhe G.SH e ka refuzuar si të pabazuar.