Prishtinë 26 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari K.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e tetë (8) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.
Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.