Prishtinë 05 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së, G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së, B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.