Prishtinë 30 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve T.S, A.B, S.R, F.R, dhe A.RR për veprën penale Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari T.S edhe për veprën penale Mbjatja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite e gjashtë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 2500 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari S.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 2000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 1500 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
I akuzuari A.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë në shumë prej 3000 €uro, ndërsa koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 e tutje do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.
Konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e Gjykatës.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.