Prishtinë, 17 shtator 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, së bashku me Administratorin e gjykatës, arkivistet dhe stafin e angazhuar nga projekti NCCR, kanë pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj dhe përfaqësuesit e Projektit NCCR, znj. Yolanta Christova, z.Bardhyl Hasanapapaj dhe znj. Blerta Berveniku.
Kryetarja e gjykatës Shabani Rama shprehu falënderim për punën që projekti i Evidencës Penale ka bërë për ngritjen e standardeve të gjyqësorit dhe të njëjtën kohë shprehu gatishmëri për ofrim të mbështetjes së vazhdueshme nga ana e gjykatës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Projekti i Evidencës Penale ka ofruar për sistemin gjyqësor në Kosovë. Ai shtoi se ky projekt është vërtetuar se ka një vlerë të madhe për sundimin e ligjit në Kosovë dhe cilësohet si një storie suksesi për të gjithë sistemin gjyqësor. Në të njëjtën kohë, kërkoi nga kryetarja dhe administratori i gjykatës angazhim edhe më të madh për realizimin e detyrave që lidhen me evidencën penale si dhe organizimit të punës brenda gjykatës.
Ekipi i projektit, së bashku me Konsulentët Ligjor të angazhuar nga projekti, paraqiten problemet kryesore të cilat e karakterizojnë Gjykatën në Prishtinë dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet projekti në realizimin e objektivave të tij.