Prishtinë, 03 shtator 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim shefin e ri të Departamentit të Drejtësisë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, John Hanley.
Në këtë takim u diskutuan çështje të ndryshme lidhur me organizimin, mbarëvajtjen, angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kryetarja Shabani-Rama nënvizoi fushat kyçe për përmirësimin dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të dy palëve, ndërsa John Hanley ka shprehur përkrahjen e tij dhe të Ambasades Amerikane për një bashkëpunim të mirëfillt me Gjykatën Themelore në Prishtinë.