Prishtinë, 30.07.2021.
Lajmin për vdekjen e tij gjykata e ka pranuar nga të afërmit e të ndjerit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerit Shabanaj.
Gjykata përherë do ta kujtoj gjyqtarin Enver për punën, urtësinë dhe virtytet e larta të tij.
Enver Shabanaj ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1983. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 1984.
Shabanaj gjithashtu ka punuar Avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012.
Në 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Më 01.01.2013 i ndjeri është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 gjyqtar në Departamentin për Çështje Civile.