Prishtinë, 13 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3, pika 3.2, lidhur me paragrafin 2, lidhur me…
Prishtinë, 13 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.I për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3, pika 3.2, lidhur me paragrafin 2, lidhur me pikën 2.1 të KPRK-së.
Të pandehurit E.I iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri E.I mund të përsëris veprën penale, mund të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pengojë rrjedhën e procedurës penale dhe po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin, pasi që të njëjtin e ka familjar.
Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.