Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.I. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale Trafikimi me njerëz nga neni 165 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 par.2 lidhur me…
Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.I. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale Trafikimi me njerëz nga neni 165 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe kundër tëpandehurit Ç.H. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 par.2 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.I. dhe Ç.H. i’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.
Ekziston dyshimi i bazuar se pasi i pandehuri A.I. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur G.B. dhe pastaj duke qenë në dijeni për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën e të miturës, me datë 20.07.2019 të njëjtën e ka bindur që të shkojë në qytetin e Mitrovicës, ku atje i ka aranzhuar takime me persona të ndryshëm me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave. Në të njëjtën datë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ç.H ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit gjegjësisht të dëmtuarës së mitur G.B. ashtu që përmes të pandehurit A.I. është takuar me të dëmtuarën.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën eApelit të Kosovës.