Kryetarja Bytyçi mban takim me gjyqtarë nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Kryetarja Bytyçi mban takim me gjyqtarë nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët e Departamentit të Krimeve të Rënda, gjatë të cilit është diskutuar raporti i punës për gjyqtarët e këtij departamenti dhe rritja e efikasitetit në publikimin e aktgjykimeve të plotfuqishme. Kryetarja Bytyçi vëmendje të veçantë i kushtoi lëndëve me shenjën për liberalizim të…

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët e Departamentit të Krimeve të Rënda, gjatë të cilit është diskutuar raporti i punës për gjyqtarët e këtij departamenti dhe rritja e efikasitetit në publikimin e aktgjykimeve të plotfuqishme.

Kryetarja Bytyçi vëmendje të veçantë i kushtoi lëndëve me shenjën për liberalizim të vizave dhe kërkoi nga gjyqtarët që këtyre lëndëve t’iu jepet përparësi në mënyrë që këto raste të përfundohen sa më shpejt.

Ndër të tjera, takimi pati në fokus edhe çështjen e trajtimit të lëndëve sipas arritjes në gjykatë.