Është funksionalizuar Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë bazuar në Ligjin Për Gjykatat 06/L – 054

Është funksionalizuar Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë bazuar në Ligjin Për Gjykatat 06/L – 054

Prishtinë 01 korrik 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi  ka pritur në takim gjyqtarët Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Konxheli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama, gjyqtarë të përzgjedhur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me fillimin e punës së këtij departamenti,…

Prishtinë 01 korrik 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi  ka pritur në takim gjyqtarët Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Konxheli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama, gjyqtarë të përzgjedhur në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me fillimin e punës së këtij departamenti, ndërsa në ditët në vijim pritet të hartohet plani i punës. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë synon të rris efikasitetin e punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit.

Kryetarja Bytyçi ju ka uruar gjyqtarëve mirëseardhje dhe suksese në pozitën e tyre të re, duke ofruar mbështetjen e saj.