Gjykata ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave

Gjykata ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave

Prishtinë, 24 qershor 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E. A.D. dhe XH.J duke i cilësuar si…

Prishtinë, 24 qershor 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E. A.D. dhe XH.J duke i cilësuar si të pabazuara.  

Të akuzuarit A.Ç., F.SH., N.L, S.H., SH.D., Ç.G., RR.B., F.F., S.E., SH.B., A.D., dhe XH.J. akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.