Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Prishtinë, 03 qershor 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni Penal ka shpallur akgjykimin kundër të akuzuarve N.G. dhe A.F. për veprën penale Fajdeja nga neni 343 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari N.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim…

Prishtinë, 03 qershor 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni Penal ka shpallur akgjykimin kundër të akuzuarve N.G. dhe A.F. për veprën penale Fajdeja nga neni 343 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari N.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tre (3) mijë euro.

I akuzuari A.F. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tre (3) mijë euro.

Të akuzuarve N.G. dhe A.F. në dënimin me burg do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.