Prishtinë, 20 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur akgjykimin kundër të akuzuarve E.T. M.L. D.P. A.GJ. H.S. A.D. dhe S.L. Të akuzuarit E.T. dhe M.L. për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 janë liruar nga akuza ndërsa për veprën Falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 lidhur…
Prishtinë, 20 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur akgjykimin kundër të akuzuarve E.T. M.L. D.P. A.GJ. H.S. A.D. dhe S.L.
Të akuzuarit E.T. dhe M.L. për veprën penale Mashtrimi nga neni 335 janë liruar nga akuza ndërsa për veprën Falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 lidhur me nenin 31 të KPRK-së është refuzuar aktakuza për shkak të parashkrimit absolut.
Të akuzuarit A.GJ. dhe H.S. për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së janë liruar nga akuza.
I akuzuari D.P. për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 dhe Lidhja e Kontratës së Dëmshme nga neni 291 par.1 dhe 2 të KPRK-së është liruar nga akuza.
I akuzuari A.D. për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 lidhur me nenin 32 të KPRK-së është liruar nga akuza.
Të akuzuarit S.L. dhe E.T. për shtytje në kryerjen e veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 lidhur me nenin 31 dhe 32 të KPRK-së janë liruar nga akuza.
Gjykata pas administrimit të provave të propozuara nga Prokuroria nuk ka vërtetuar dyshimet e bazuara se këta të akuzuar kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.
Në vitin 2015 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve E.T. M.L. D.P. A.GJ. H.S. A.D. dhe S.L. për tenderin “Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut” për sigurimin fizik të objekteve të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civilo-juridik.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.