Prishtinë, 16 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A. për veprat penale Vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 pika 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari F.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar…
Prishtinë, 16 maj 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A. për veprat penale Vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 pika 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari F.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë) euro.
Ndërsa, për dy pika të aktakuzës për veprat penale Vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 pika 1 lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së i akuzuari është liruar.
Gjykata ka konstatuar se i akuzuari F.A. ka kryer veprën penale të vjedhjes me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme t’i sjell vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm.
Të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.