Prishtinë, 13 maj 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në takim gjeneratën e re të praktikantëve që do të angazhohet në Gjykatës Themelore në Prishtinë me degë në periudhën një vjeçare. Gjatë këtij takimi, Kryetarja Bytyçi ka inkurajuar praktikantët që brenda një viti të përfitojnë sa më shumë nga…
Prishtinë, 13 maj 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në takim gjeneratën e re të praktikantëve që do të angazhohet në Gjykatës Themelore në Prishtinë me degë në periudhën një vjeçare.
Gjatë këtij takimi, Kryetarja Bytyçi ka inkurajuar praktikantët që brenda një viti të përfitojnë sa më shumë nga kjo praktikë dhe të mësojnë punën prej gjyqtarëve dhe punëtorëve tjerë. Duke qenë gjykata më e madhe në vend, Bytyçi ka thënë Gjykata Themelore në Prishtinë do t’iu mundësojë
praktikatëve të përfitojnë sa shumë njohuri dhe të zhvillohen profesionionalisht.
Stafi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka orientuar praktikantët në departamentet e përcaktuara ku do të fillojnë punën. Kjo gjeneratë përbëhet nga tridhjetë e tetë praktikantë, prej të cilëve njëzet do të
angazhohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pesë në degën e Podujevës, gjashtë në Drenas dhe shtatë tjerë në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan.