Masa e paraburgimit zëvëndësohet me atë të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit N. K

Masa e paraburgimit zëvëndësohet me atë të arrestit shtëpiak ndaj të  pandehurit N. K

Të martën, më 28 shkurt 2017, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas vendosën që të zëvendësojnë masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak për të pandehurin N.K.

Trupi gjykues, pas shqyrtimit të kujdesshëm të lëndës, erdhi në përfundim se rrethanat e reja të zbuluara pas aktvendimit të mëparshëm për paraburgim e arsyetojnë zbatimin e masës më të butë, në përputhje me Nenin 171(3) të KPP-së.

Aktvendimi i Gjykatës përcakton se i pandehuri nuk lejohet që të lëvizë nga banesa e tij pa pëlqimin paraprak të gjykatës. Kontaktet e tij janë të kufizuara, atij nuk i lejohet që t’u drejtohet drejtpërdrejt apo tërthorazi dëshmitarëve. Të gjitha dokumentet e tij të udhëtimit i janë konfiskuar përkohësisht. Stacioni policor përkatës duhet ta verifikojë përputhshmërinë me këto masa duke i paraqitur Gjykatës raporte ditore.

Masa e arrestit shtëpiak skadon më 3 prill 2017.

Të gjitha palët kanë të drejtë në ankesë.