Sistemi gjyqësor i Kosovës ekziston për t’i shërbyer interesit të publikut. Sistemi gjyqësor i Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
Gjykata Themelore e Prishtinës është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Prishtinës ka katër degë në: Gllogovc, Graçanicë, Podujevë dhe Lipjan. Gjykata Themelore e Prishtinës dhe katër degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe katër degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.
INFORMACION I RËNDËSISHËM: Degët e gjykatës në Gllogovc, Graçanicë, Podujevë dhe Lipjan merren vetëm me rastet që janë kompetencë e Departamentit të Përgjithshëm. Rastet që janë kompetencë e dy Departamenteve të tjera zgjidhen në Gjykatën Themelore në Prishtinës.
Gjykata Themelore në Prishtinë është selia kryesore e Rajonit Gjyqësor të Prishtinës e cila mbulon territorin e komunave të:
-Prishtinë
-Fushë Kosovë
-Gllogovc
-Graçanicë
-Lipjan
-Obiliq
-Podujevë
Degët e gjykatës shërbejë si një nënndarje gjeografike e Gjykatës Themelore dhe janë të vendosura në Gllogovc, Graçanicë, Lipjan dhe Podujevë. Komuna e Gllogovcit shërbehet nga ana e Degës së Gllogovcit , komuna e Graçanicës shërbehet nga Dega në Graçanicës po ashtu edhe komuna Lipjanit shërbehet me degën e vet, kurse komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit shërbehen nga Gjykata Themelore në Prishtinë.