Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit Sh.M për shkak të veprave penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,
Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 512 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe vendosi që ndaj të njëjtit të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 30(tridhjetë)ditësh ,llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 17.11.2015 deri me 17.12.2015 .