Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh

Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej   30 (tridhjetë) ditësh

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit Sh.M për shkak të veprave penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së,

Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 512 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së  dhe vendosi që  ndaj të njëjtit të  caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 30(tridhjetë)ditësh ,llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 17.11.2015 deri me 17.12.2015 .