Prishtinë 17 janar 2018 – Sot në Degën e Gjykatës Themelore në Podujevë është mbajtur mbledhja komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Mehmet Emini.
Në ceremoninë e mbledhjes komemorative është lexuar telegrami ngushëllues i dërguar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka lexuar një fjalim për të pranishmit, me ç‘ rast ka shprehur ngushëllime familjes Emini , shokëve dhe gjithë pjesëmarrësve të pranishëm në këtë ceremoni.
Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Dhomës së Posaçme të Kosovës, Sahit Sylejmani dhe njëherësh edhe ish gjyqtar i Gjykatës Komunale në Podujevë.
Po ashtu një fjalim e ka mbajtur edhe gjyqtari mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Podujevë, gjyqtari Gazmend Bahtiri dhe në fund në emër të familjes një fjalim e ka lexuar edhe vajza e të ndjerit, gjyqtarit Mehmet Emini.
Në mbledhjen komemorative i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Gjyqtari Mehmet Emin është varrosur sot në ora 15.00, në varrezat e fshatit Shtedin, komuna e Podujevës.