Mbahet mbledhja komemorative për gjyqtarin Mehmet Emini

Mbahet mbledhja komemorative për gjyqtarin Mehmet Emini

Prishtinë 17 janar 2018 – Sot në Degën e Gjykatës Themelore në Podujevë është mbajtur mbledhja komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Mehmet Emini.

Në ceremoninë e mbledhjes komemorative është lexuar telegrami ngushëllues i dërguar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka lexuar një fjalim për të pranishmit, me ç‘ rast ka shprehur ngushëllime familjes Emini , shokëve dhe gjithë pjesëmarrësve të pranishëm në këtë ceremoni.

Një fjalë  rasti e ka mbajtur edhe kryetari i Dhomës së Posaçme të Kosovës, Sahit Sylejmani dhe njëherësh edhe ish gjyqtar i Gjykatës Komunale në Podujevë.

Po ashtu një fjalim e ka mbajtur edhe gjyqtari mbikëqyrës i  Degës së Gjykatës Themelore në Podujevë, gjyqtari Gazmend Bahtiri dhe në fund në emër të familjes një fjalim e ka lexuar edhe vajza e të ndjerit, gjyqtarit Mehmet Emini.

Në mbledhjen komemorative i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Gjyqtari  Mehmet Emin është varrosur sot në ora 15.00, në varrezat e fshatit Shtedin, komuna  e Podujevës.