Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve Nexhat Demaku , Mehdi Kurumeli dhe Shefqet Morina të akuzuar për shkak të veprës penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Kryetari i komunës së Drenasit Nexhat Demaku është dënuar me një (1)vit e gjysmë burg ,Mehdi Kurumeli është dënuar me një(1) vit burg, ndërsa Shefqet Morina është liruar nga akuza .
I akuzuari Nexhat Demaku akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e një parcele toke prej 4 hektarësh të cilën komuna e konsideron të vetën.