Është caktuar masa e sigurisë kundër të pandehurve RR.M, M.A dhe A.M

Është caktuar masa e sigurisë kundër të pandehurve RR.M, M.A dhe A.M

Prishtinë, 27 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës RR.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdormi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422/1 të KPRK-së dhe Legalizim i përmbajtjes së pa vërtet nga neni 403/1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe kundër të pandehurve M.A dhe A.M për shkak të veprave penale Legalizim i përmbajtjes së pa vërtet nga neni 403/1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mashtrim nga neni 335/5 lidhur me par 1 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurve M.A dhe A.M iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 25.02.2019 deri me datë 25.03.2019, ndërsa të pandehurës RR.M iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 25.02.2019 deri me datë 25.03.2019

 

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par 1 nën par. 1.2 pika 1.2.1, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes nga ana e të pandehurve, po ashtu Gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit për të pandehurit M.A dhe A.M nga neni 187 par 1 nën par. 1.2 pika 1.2.2 ngase ka arsye për të besuar se këta të pandehur po të gjenden në liri mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale.

 

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit RR.M, M.A dhe A.M duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre.

 

Palët kundër këtij aktvendimi mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.