Kryetarja Bytyçi mban takim me gjyqtarë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile

Kryetarja Bytyçi mban takim me gjyqtarë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile

Prishtinë, 20 shkurt 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, ka mbajtur takim me gjyqtarë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me normën e zgjidhjes së lëndëve për muajin janar.

Kryetarja Bytyçi ka kërkuar nga gjyqtarët e këtij departamenti që të punohet më shumë në rritjen e numrit të lëndëve të zgjidhura dhe ka theksuar se është e detyrueshme të respektohet zgjidhja e lëndëve sipas arritjes së tyre në gjykatë. Gjithashtu, është vendosur që për shkak të ngarkesës së madhe të gjyqtarit të procedurës përmbarimore, lëndët do të shpërndahen tek gjyqtarët e departamentit civil, që të rritet efikasiteti dhe lëndët të zgjidhen në mënyrë më të shpejtë.

Pasi që departamenti për çështje civile është një nga departamentet më të ngarkuara me lëndë Gjykata Themelore në Prishtinë është duke punuar në vazhdimësi në reduktimin e numrit të madh të lëndëve.