Kryetarja Afërdita Bytyçi diskuton sfidat me gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale

Kryetarja Afërdita Bytyçi diskuton sfidat me gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale

Prishtinë, 13 shkurt 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, ka mbajtur takim me gjyqtarë nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale të kësaj Gjykate për të diskutuar ecurinë e punës dhe për të përcaktuar prioritetet e ardhshme në këtë departament.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar çështje të ndryshme që duhen përmirësuar për të ngritur efikasitetin në gjykatë. Kryetarja Bytyçi ka diskutuar lidhur me normën e realizuar nga gjyqtarët dhe ka bërë të ditur që ky vit ka filluar me rreth 15.000 lëndë që presin të zgjidhen, duke theksuar se ato duhet të përfundohen sipas vitit të arritjes në gjykatë.

Takimet e vazhdueshme në Gjykatën Themelore në Prishtinë me gjyqtarë nga departamentet përkatëse po bëhen për shkak të diskutimit të rrjedhës së punës dhe përmirësimit të efikasitetit.