Kryetarja Bytyçi takon gjyqtarët nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Kryetarja Bytyçi takon gjyqtarët nga Departamenti i Krimeve të Rënda

Prishtinë, 12 shkurt 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur kolegjium me gjyqtarë nga Departamenti i Krimeve të Rënda, me ç’ rast janë diskutuar çështje të ndryshme që ndikojnë në punën e këtij departamenti. Gjatë këtij takimi është diskutuar çështja e lëndëve të reja që janë pranuar në këtë departament si dhe puna që po bëhet në rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e këtyre lëndëve.

Kryetarja Bytyçi vëmendje të veçantë i ka kushtuar angazhimit të gjyqtarëve në përfundimin e lëndëve që janë me shenjën për  liberalizim të vizave.

Në mes tjerash u diskutua edhe për planin e propozuar nga zyrtari për operativë dhe siguri i cili parasheh disa ndryshime në rregullat e brendshme të Gjykatës të cilat ndikojnë në rritjen e shkallës së sigurisë në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kolegjiumi i sotëm është përmbyllur me diskutime rreth çështjeve të ndryshme që janë ngritur nga gjyqtarët pjesëmarrës.