Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit S.L

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit  S.L

Prishtinë, 02 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë-Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur Aktgjykimin P.nr.30/2019 kundër të akuzuarit S.L për shkak te veprës penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3 nënpar.3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

I akuzuari S.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 ( gjashtë) muajsh.

 

Pas shpalljes së aktgjykimit Gjykata duke u bazuar në nenin 367 par.1 nënpar.1.1 lidhur me par.5 dhe par.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të pandehurit S.L i ka caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i cili paraburgim nuk mund të zgjasë më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.

 

Me datë 27.01.2019, rreth orës 01:00, në shtëpinë e tij në Podujevë i akuzuari S.L ka rënë ndesh me dispozitën ligjore të nenit 2 paragrafi 1 nënpar.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.4 të Ligjit nr.03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje, ashtu që pas disa mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën M.L e cila ishte shtatzënë, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj saj duke e goditur me ç’ rast sipas raporteve mjekësore sipas QKMF-së Podujevë të datës 27.01.2019 e dëmtuara kishte pësuar dëmtime trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

 

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.