Gjykatës Themelore në Prishtinë i shtohen 22 gjyqtarë të rinj

Gjykatës Themelore në Prishtinë i shtohen 22 gjyqtarë të rinj

Prishtinë, 22 janar 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi së bashku me zëvendës kryetarin e kësaj gjykate Arben Hoti dhe gjyqtarët përgjegjës të departamenteve të Gjykatës ka pritur në një takim gjyqtarët e rinj, të cilët dje janë dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetarja Bytyçi fillimisht gjyqtarëve iu ka uruar suksese në punën e tyre dhe ka theksuar nevojën që Gjykata Themelorë në Prishtinë ka për gjyqtarë të rinj. Po ashtu, ajo ka kërkuar përkushtim dhe angazhim të madh për të sjellë rezultate pozitive në punë.

Është nder dhe krenari të jeni gjyqtarë pasi do të ndani drejtësi. Ju jeni ata të cilët me punën e juaj do të më bëni krenare mua si kryetare dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë” – ka thënë kryetarja Bytyçi gjatë fjalimit të saj.

Kryetarja e Gjykatës iu ka premtuar gjyqtarëve të rinj se do të ketë bashkëpunim profesional dhe mbështetje nga ana e saj dhe nga ana e gjyqtarëve të departamenteve të kësaj gjykate duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata Themelore në Prishtinë do të rris edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Gjyqtarët e rinj të sapo dekretuar do të vijojnë trajnimin në periudhën një vjeçare në Akademinë e Drejtësisë.