Kuadro të reja i bashkohen Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kuadro të reja i bashkohen Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 10 janar 2019 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në takim kuadro të reja të përbëra nga 22 zyrtarë të lartë për bashkëpunim profesional dhe 16 zyrtarë ligjorë të cilët nga sot janë pjesë e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Takimi i sotëm kishte për qëllim njoftimin dhe sistemimin e tyre në Gjykatë.

Gjatë fjalimit të saj, Kryetarja Bytyçi ka uruar suksese në punën e re dhe ka përmendur rëndësinë e respektimit të kodit të etikës dhe parimit të konfidencialitetit si bazë për funksionimin e duhur të punës. Zyrtarët në fjalë janë sistemuar në Departamente të ndryshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë varësisht nga nevojat e Gjykatës.