Gjykata Themelore në Prishtinë përmbyll vitin me rezultate pozitive

Gjykata Themelore në Prishtinë përmbyll vitin me rezultate pozitive

Prishtinë, 28 dhjetor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur kolegjiumin e fundit për vitin 2018 me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Degët të saj. Në këtë takim, Kryetarja Bytyçi theksoi se Gjykata Themelore në Prishtinë po e përmbyll këtë vit me një performancë të mirë, duke theksuar progresin e madh në reduktimin e numrit të lëndëve.

Bytyçi ka shtuar se Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj Gjykate ka trajtuar me sukses disa lëndë si kusht për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe është punuar në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa, duke parë numrin e madh të lëndëve që pranohen, Kryetarja tha se duhet theksuar besimi i rritur në sistemin gjyqësor. Ndër rezultatet pozitive të Gjykatës Themelore është përmendur edhe puna që është bërë në rritjen e nivelit të transparencës, çështje për të cilën do të punohet vazhdimisht edhe në të ardhmen.

Ky takim ka përfunduar me urimin për një vit të ri me shëndet, rehati dhe suksese.