Gjykata Themelore në Prishtinë hap dyert për gjeneratën e re të praktikantëve

Gjykata Themelore në Prishtinë hap dyert për gjeneratën e re të praktikantëve

Prishtinë, 22 nëntor 2018 – Në ditën e parë të praktikës së tyre një vjeçare, 34 praktikantë të përzgjedhur janë pritur nga stafi i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjatë takimit, ata janë njoftuar se gjatë praktikës në gjykatë do të angazhohen nëpër departamente të ndryshme në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga përvojat që fitohen gjatë periudhës së praktikës.

Stafi i Gjykatës i’u ka dëshiruar mirëseardhje dhe sukses gjeneratës së re të praktikantëve dhe i ka orientuar nëpër departamentet e përcaktuara ku do të fillojnë punën.