Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit B.ZH

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit B.ZH

Prishtinë, 19 nëntor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit B.ZH.

I akuzuari B.ZH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve për veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 410 par 2 lidhur me nenin 33 par.1 e 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Me datë 16.08.2017, rreth orës 07:12, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A dhe G.M, i akuzuari B.ZH, me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës – të dëmtuarit S.Z

 

Të akuzuarit B.ZH i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

 

I dëmtuari S.Z për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

 

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.