Kryetarja Bytyçi pret në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Kryetarja Bytyçi pret në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Prishtinë, 7 nëntor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me Kryetarin e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë Nasuf Hasani, avokatin Skënder Musa dhe me gjyqtarët përgjegjës të Departamenteve të Gjykatës. Gjatë këtij takimi u trajtua çështja e respektimit të rregullave të procedurës gjyqësore për një sistem të drejtë dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve për të shtuar ngritjen e efikasitetit të punës së gjykatës.

Kryetarja Afërdita Bytyçi foli për rëndësinë e profesionalizmit nga ana e avokatëve dhe gjyqtarëve si dhe për zbatimin e politikës ndëshkimore. Në anën tjetër, avokati Naser Hasani tha se avokatët janë duke punuar në dobi të gjykatës dhe kanë interes që mos të pengojnë asnjë zhvillim të procedurës gjyqësore në mënyrë që mos të ketë grumbullim të lëndëve në gjykatë.

Takimi u përmbyll me konstatimin se Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës do të organizojnë edhe takime tjera në të ardhmen për të diskutuar problemet dhe për të gjetur zgjidhjet e duhura.