Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë 26 tetor 2018 – Një grup studentësh nga Fakulteti Juridik, i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pjesë e Klinikës Juridike Penale kanë vizituar Gjykatën Themelore në Prishtinë. Studentët patën mundësi që të ndjekin një seancë gjyqësore në Departamenti për Krime të Rënda dhe të diskutojnë me gjyqtarët Shadije Gërguri, Beqir Kalludra dhe Shashivar Hoti rreth rrjedhës së procedurës penale, profesionit të gjyqtarit dhe disa çështjeve tjera në interes të tyre.

Vizita në Gjykatë ishte një eksperiencë shumë e mirë për studentët për të përfitua së afërmi njohuri të reja nga akterët kryesorë të sistemit të drejtësisë.

Klinika Juridike Penale mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen dhe ju ofron studentëve të fakulteteve juridike mundësinë që t’i asistojnë Avokatët e OAK-së në përfaqësimin e të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat. Pjesë e Klinikës janë studentët të cilët do aplikojnë njohuritë e tyre në praktikë, duke punuar në raste ligjore reale gjatë vitit të fundit të shkollimit të tyre.