Mbahen seanca simuluese në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Mbahen seanca simuluese në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 03 tetor 2018 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda janë mbajtur seanca simuluese tri ditë radhazi nga 52 gjyqtarët e rijnë, prej tyre 47 ishin të nacionalitetit shqiptarë dhe 5 gjyqtarë të nacionalitetit serb.

Seancat simuluese janë mbajtur në tri sesione, të ndarë në grupe.

Është konsideruar se aktiviteti i një gjykimi të simuluar ishte mjaft i suksesshëm, kjo për faktin se është një lloj trajnimi ku i jepet prioritet punës praktike, e që ky vlerësim është mbështetur edhe nga kërkesat e shumta të gjyqtarëve në Akademinë Gjyqësore të Kosovës, që ky lloj trajnimi të përsëritet edhe në të ardhmen.

Seanca të tilla simuluese në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë mbajtur edhe në të kaluarën.