Përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 12 shtator 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, ka pritur në një takim Shefin e Sektorit për Bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë Luigi Brusa , Menaxheren e programimit për projekte në lidhje me çështje të gjyqësisë Julia Jacoby, Menaxheren e programimit për projekte të infrastrukturës Merita Govori dhe Krenare Bektashi zyrtare e lartë për Zhvillim të Asistencës – Sektori për Sundim të ligjit. I pranishëm në takim ishte edhe gjyqtari Agim Kuçi, gjyqtar nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale.

Qëllimi i takimit ishte informimi për së afërmi me problemet me të cilat është duke u ballafaquar stafi i Pallatit të Drejtësisë. Gjatë këtij takimi, Kryetarja Bytyçi theksoi se objekti i Gjykatës ka pasur disa probleme, konkretisht mungesa e ajrit, çështje e cila ende nuk është zgjidhur mirëpo është duke u punuar në këtë drejtim.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i BE-së theksoi se në të ardhmen do të punohet në eliminimin e këtyre problemeve në objekt të Gjykatës.

Krejt në fund mysafirët vizituan objektin e Gjykatës dhe sallat e gjykimit me qëllim të informimit më të detajuar rreth funksionimit të objektit. Bashkimi Evropian ka qenë nga donatorët kryesor për ndërtimin e objektit të Pallatit të Drejtësisë.