Zëvendës ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, viziton Gjykatën Themelore në Prishtinë

Zëvendës ambasadori i Norvegjisë  në Kosovë, viziton Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 01 gusht 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka pritur zëvendës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Stein-Ivar Lothe Eide me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim morën pjesë Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit të Kosovës dhe shefat e Departamenteve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Fillimisht Kryetarja e Gjykatës falënderoj zëvendës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Stein-Ivar Lothe Eide për vizitën e tij në Gjykatën ku ajo e drejton dhe njëkohësisht njoftoi mysafirët lidhur me strukturën organizative të kësaj Gjykate dhe vëmendje e veçantë ju kushtua kushteve të punës në Gjykatë dhe përmirësimi i tyre.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja Bytyçi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm nga Projekti i UNDP-së, i financuar nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, duke theksuar se mbështetja me zyrtarët ligjor të angazhuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dhënë një kontribut të madh në zbritjen e numrit të lëndëve të cilat janë në pritje për tu zgjidhur në lëmine penale, civile dhe kundërvajtje.

Gjithashtu nga Kryetarja Bytyçi u cek se Ambasada e Norvegjisë ka kontribuar në realizimin e projektit të rregullimit të arkivës së Gjykatës Themelore në Prishtinë që konsiderohet një projekt shumë i rëndësishëm për Gjykatën.

Po ashtu edhe zëvendës ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Stein-Ivar Lothe Eide theksoj se kemi realizuar shumë projekte të ngjashme dhe ndihemi mjaftë mirë kur kuptojmë se rezultatet nuk mungojnë, andaj është kënaqësi të bashkëpunosh me UNDP, tha ndër të tjera zëvendës ambasadori Stein-Ivar Lothe Eide.

Krejt në fund kryetarja Bytyçi dhe zëvendës ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Stein-Ivar Lothe Eide u zotuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mysafirët vizituan arkivën e Gjykatës dhe data qendrën e KGJK- së dhe KPK-së, e cila gjendet në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.