Të pandehurit L.SH i është caktuar masa e paraburgimit

Të pandehurit L.SH i është caktuar masa e paraburgimit

Prishtinë, 30 korrik 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPR-së.

Të pandehurit L.SH i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga dt.27.07.2018 deri me dt. 27.08.2018.

Ekziston dyshimi i bazuar se me dt.27.07.2018, rreth orës 21:20 në rrugën “Ekrem Rexha” në lagjen Arbëria në Prishtinë, i pandehuri L.SH pa autorizim kishte poseduar substancë narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ashtu që të njëjtit gjatë kontrollit në banesën ku banonte, i janë gjetur nëntë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë në peshë prej 11 kilogram e 376.3 gram dhe e njëjta sasi e narkotikut ishte sekuestruar nga policia me qëllim të ekzaminimit dhe përcaktimit të llojit të saktë të substancës narkotike.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.SH është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.