Të pandehurit F.K i është caktuar masa e paraburgimit

Të pandehurit F.K i është caktuar masa e paraburgimit

Prishtinë, 23 korrik 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mashtrimi në detyrë nga neni 426 par. 3 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit F.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.20.07.2018 deri me dt. 20.08.2018.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.K, në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, më qëllim që vetit ti sjell përfitime pasurore të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.