Dy të pandehurve ju është caktuar masa e paraburgimit

Prishtinë, 23 korrik 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.SH dhe D.K, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me par.5 lidhur me nenin 31 të KPK- së dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Të pandehurve L.SH dhe D.K, iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.20.07.2018 deri me dt. 20.08.2018.

Të pandehurit L.SH dhe D.K me dt.20.07.2018, rreth orës 17.30 minuta, deri sa policët e Stacionit Policor në Obiliq, kanë urdhëruar që të ndalohet vetura në të cilën ishin të pandehurit L.SH dhe D.K, për shkak të një kundërvajtje në trafik, vetura nuk ishte ndalur por kishte ikur me shpejtësi të madhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik e pastaj kishte humbur kontrollin dhe kishte dal jashtë rrugës.

Të pandehurit kishin dalë nga vetura dhe kishin vazhduar të ikin në këmbë, por gjatë ndjekjes policët i kishin zënë dhe arrestuar, ndërsa në veturën e tyre kishin gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës së dyshuar narkotike, marihuanë në peshë prej 357.9 gram, dhe 29.7 gram.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, të njëjtit mund të përsërisin veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, karakteristikat e tyre personale dhe rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar në vazhdimësi.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.