Kryetarja Bytyçi mban mbledhje të rregullt me Divizionin Civil

Kryetarja Bytyçi mban mbledhje të rregullt me Divizionin Civil

Prishtinë, 06 korrik 2018- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe udhëheqësi i Divizionit Civil, Lekë Prenaj kanë mbajtur takim të rregullt me gjyqtarët civilistë të Gjykatës.

Me këtë rast, kryetarja Bytyçi diskutoi kryesisht për performancën e Departamentit Civil dhe kërkoi nga gjyqtarët që të rrisin efikasitetin në përfundimin e lëndëve civile.

Më tej, kryetarja Bytyçi theksoi se, edhe përkundër grevës që po mbahet nga administrata e gjykatës, seancat ku është në pyetje dhuna në familje, masat e ndëshkimit dhe rastet e shënjestruara për liberalizim të vizave (LV), po mbahen në Gjykatën Themelore në Prishtinë.