Demant lidhur me shkrimin e publikuar sot në gazetën “Zëri”, me titull ““ Gjykata zvarrit për dy vjet lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave”

Demant lidhur me shkrimin e publikuar sot në gazetën “Zëri”, me titull ““ Gjykata zvarrit për dy vjet lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave”

Sot, e enjte 21 qershor 2018, në gazetën “ Zëri “ është publikuar shkrimi me titull “ Gjykata zvarrit për dy vjet lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave” , shkrim i realizuar nga Gita Lushi, i cili, në ndërkohë është publikuar edhe në portale tjera, të ndryshme.

Duke qenë se lënda në fjalë ku janë 24 të akuzuar, nuk është lëndë e shenjëstruar për liberalizimin e vizave, Gjykata Themelore në Prishtinë, demanton këtë shkrim për shkak se përmban fakte të shtrembëruara, të cilat e vënë në lajthitje opinionin e gjerë dhe nuk i shërbejnë informimit të drejtë të opinionit publik.