Komunikatë për media

Komunikatë për media

Prishtinë, 06 qershor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka pritur në një takim Zahir Tanin, përfaqësues i OKB-së në Kosovë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me punën e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gjetjen e mundësive për përmirësimin e kushteve të punës  në këtë Gjykatë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, fillimisht ju  uroj mirëseardhje, falënderoj për vizitën si dhe i  informoj për funksionimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me strukturën organizative të Gjykatës dhe vëmendje e veçantë ju kushtua edhe procedurave të cilat zhvillohen brenda Gjykatës duke qenë  Gjykata më e madhe në nivel të Kosovës.

Po ashtu, Kryetarja e Gjykatës,  Afërdita Bytyçi, vlerësoj lartë bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar nga ana e përfaqësuesit të OKB-së dhe prezantoj të arriturat dhe përfitimet e Gjykatës nga Projekti i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i  mbështetur nga z. Tanin.

Gjatë takimit përfaqësuesi  i  OKB-se në Kosovë, z. Tanin ka  falënderuar kryetaren e Gjykatës për pritjen dhe ka siguruar atë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi në funksion të rritjes së performances së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në fund të takimit është bërë edhe një vizitë në objektin e Gjykatës dhe vëmendje të veçantë i kanë kushtuar sallave të gjykimit dhe arkivave së Gjykatës.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga muaji  prill 2018 kanë filluar punën 40 praktikantë me pagesë, financuar nga misioni i UN në Kosovë, program i zhvilluar nga Instituti  i  Kosovës për Drejtësi.