Është shpallur aktgjykimi kundër gjashtë të akuzuarve

Është shpallur aktgjykimi kundër gjashtë të akuzuarve

Prishtinë, 06 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.382/15 kundër të akuzuarve I.T, Z.K, B.F, V.H-P, F.T dhe R.TH për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit I.T, Z.K, B.F, V.H-P, F.T dhe R.TH janë liruar nga akuza, pasi që gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar.

E dëmtuara Ministria e Shëndetësisë, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.