Të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit

Të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit

Prishtinë, 04 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë nga neni 178 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPK-së.

Të pandehurit E.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri E.T dyshohet se me dt.28.05.2018 rreth orës 17.10 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme, të pandehurit E.T dhe L.B me dashje kishin tentuar të privojnë nga jeta duke shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarve V.A dhe D.A.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.