Rreth 200 nxënës vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Rreth 200 nxënës vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 1 qershor 2018 – Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, një grup prej rreth 200 nxënësish nga shkolla fillore “Hasan Prishtina” të klasës së katërt vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentin e Krimeve të Rënda.

Ata u pritën nga gjyqtarë të Departamenteve të ndryshme dhe pas prezantimit të Gjykatës në përgjithësi, nxënësit patën mundësinë të shohin për së afërmi sallat e gjykimeve dhe të parashtronin pyetje të ndryshme për funksionimin e Gjykatës.